Një model francez është parë së fundmi pranë këngëtares single, Katy Perry, vetëm pak kohë pasi kjo e fundit ishte ndarë nga tashmë ish-bashkëshorti, Rusell Brand.

Bëhet fjalë për Baptiste Giabiconi, 22 vjeçarin i cili është fytyrë e shtëpisë së modës Chanel. Baptiste është parë duke i pëshpëritur në vesh dhe duke e shikuar me mallëngjim Perryn teksa po largoheshin nga një hotel me pesë yje.

“Ata ishin me një grup njerëzish, por u shfaqën më shumë si një çift i dashuruar. Ai kurrë nuk ishte larg saj dhe ata bisedonin vazhdimisht. Ata vazhdimisht po pëshpërisnin njëri-tjetrin dhe shkëmbenin shaka. Ata vërtet e bënë ‘çiftin’”, u shpreh një burim i The Sun.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here