Katy Perry do të jetë e pranishme të premten mbrëma, më 30 shtator në New York, ku do të marrë shpërblimin “Femra e Vitit” të revistës “Billboard” në fushën e muzikës dhe kështu do ta rrumbullakojë vitin në të cilin ajo dominoi listat muzikore, xhiroi një film në 3D dhe bëri një turne botërore.

Ylli i muzikës pop është bërë e njohur menjëherë pas lansimit të singlit “I Kissed a Girl” nga hit albumi “One of the Boys”. Albumi i saj i fundit është shitur në mbi 2.5 milionë ekzemplarë në SHBA dhe mbi 100 javë qëndroi në krye të listës prej 200 më të mirëve të “Billboard”.

Ajo ka shitur më shumë se 48 milionë single në Amerikë dhe në mesin e tyre kanë dominuar “Firework” dhe “California Girls”, të cilat janë përfshirë në top 30 këngët më të shkarkuara të të gjitha kohëve, transmeton “Billboard”.

Turneu i saj “California Dreams” është shitur në më shumë se 124 arena, një pjesë e parave të fituara nga shitja e biletave e ka dhuruar për organizatat bamirëse si Kryqi Kuq dhe të ngjashme.

Përveç kësaj, turneun e ka dokumentuar në filmin “Katy Perry: Part of Me”, në të cilin këngëtarja luajti dhe ishte producente.

“Katy Perry në skenë u shfaq pesë vjet më parë dhe ka arritur tashmë më shumë se ata që janë duke bërë këtë punë gjatë gjithë jetës së tyre. Ne jemi krenarë për të festuar arritjet e mahnitshme të saj në 12 muajt e fundit dhe ta shpërblejmë me çmimin ‘Femra e Vitit’ e Billboardit në fushën e muzikës”, tha Bill Werde, drejtor ekzekutiv i revistës “Billboard”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here