Katy Perry ka udhëhequr me nominime për MTV Video Music Awards, duke marrë nëntë sosh, e ndjekur nga Adele dhe Kanye West, të cilët kanë marrë nga shtatë nominime secili.

26-vjeçarja është nominuar për katër këngë, me “Last Friday Night (T.G.I.F)”, në kategorinë Best Pop Video, me “Teenage Dream” në kategorinë Best Cinematography dhe me “Firework” në tre kategori, Best Female Video, Best Art Direction dhe çmimin kryesor Video of the Year.

Bashkëpunim i saj me Kanye West, “E.T”, po ashtu është në garë për katër çmime, Best Collaboration, Best Direction, Best Editing dhe Best Special Effects.

Këngëtarja britanike Adele është në garë për shtatë çmime përfshirë Video of the Year, Best Female Video and Best Pop Video, që të gjitha për këngën “Rolling in the Deep”. Me katër nominime është Bruno Mars, ndërsa me nga tre janë Lady Gaga, Beyonce Knowles dhe Nicki Minaj.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards do të zhvillohet më 28 gusht në Nokia Thatre të Los Angelesit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here