Katy Perry dhe Russell Brand kanë duruar zërat e panumërt në lidhje me ndarjen e tyre që kur janë martuar në tetor të vitit të kaluar.

Dhe pëshpëritjet për ndarjen e tyre janë rritur në muajt e fundit sepse çifti ka kaluar shumë kohë larg njëri-tjetrit, për shkak të impenjimeve të tyre. Por pas një raporti që pretendonte se çifti po përgatitej për një ndarje gjyqësore Katy ka kthyer përgjigje duke thënë se martesa e saj është mjaft mirë. 

Katy Perry reagoi duke shkruar në Twitter se lidhja e tyre nuk kishte probleme gjë që më pas u ndoq edhe nga bashkëshorti i saj. Brand më vonë mbështeti gruan e tij me një mesazh nga faqja e tij në Twitter.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here