Katy Perry ka njoftuar se nuk do të marr pjesë në dhënien e çmimeve “People Choice”, e cila do të ishte shfaqja e parë e saj publike që nga koha kur u shkurorëzua nga komediani, Russell Brend.

Katie në llogarinë e saj të rrjetit social Twitter ka shkruar:

“Për fat të keq, unë nuk do të jem në gjendje të paraqitem në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “People Choice Awards”. Unë dua me këtë rast të falënderoj të gjithë ata që votuan për mua. Mbajini gishtat e kryqëzuar për mua” shkroi këngëtarja në Twitter.

Katie është nominuar në kategorinë për artistin më të mirë Pop, artistja më e mirë femër dhe në kategorinë e këngës më të mirë të vitit.

Gjithashtu, përveç së aftësive të kënduarit është e mundur që ajo do të marrë një çmim për aktrim, pasi në filmin “Smurfs” ka huazuar zërin për Smurfsat.

Kjo ishte hera e dytë që komunikon me adhuruesit në Twitter, pasi u njoftua se do të shkurorëzohet pas 14 muajsh martese me Russell Brand.

Për herë të parë iu drejtua adhuruesve disa ditë më parë, kur ajo ka shkruar:

“Faleminderit për dashurinë tuaj dhe mbështetjen që ju më keni dhënë mua. Më keni bërë të jem e lumtur përsëri” falënderoi Katie adhuruesit e saj të shumtë anembanë botës që ishin me të kur ajo kishte nevojë më së shumti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here