Duke pasur parasysh xhelozitë mes artistëve, është gjë shumë e rrallë për të mos thënë e pamundur, që një artist të vlerësojë një artist tjetër.

Por kjo nuk ka ndodhur në këtë rast. Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, ishte ai i cili e mori këtë iniciativë…

Labi, përveç zërit të mrekullueshëm që ka, shquhet shumë edhe për anën e tij humane e dashamirëse. Ai ka vite që është ndër më të kërkuarit në tregun muzikor kosovar dhe sigurisht që i duhej një vend ku do të mblidheshin artistë dhe dashamirës të tij.

Së fundmi, ai bëri hapjen solemne të një club-i, të cilin e quajti “Icons pub”.  Në mesin e shumë pikturave të artistëve të huaj, të cilët kanë lënë gjurmë në muzikë, në këtë lokal jashtëzakonisht luksoz, ai kishte vendosur një portret të madh të këngëtarit të njohur Sabri Fejzullahu.

Të gjithë u habitën me gjestin e Labit, por padyshim që më i emocionuari ishte vetë Sabriu, të cilit i shpëtuan disa lot gëzimi me të parë portertin e tij. Ai u shpreh se ishte surpriza më e mirë dhe nderimi më i madh që i ka bërë dikush punës dhe veprës së tij artistike.

Të shumtë ishin artistët pjesëmarrës këtë mbrëmje si Genta Ismajli, Nora Istrefi me të dashurin, Robertin; Big Mama, Shpat Kasapi, Kaltrina Selimi me të fejuarin etj. Ata, pas disa gotave alkool nuk hezituan të këndonin e të vallëzonin duke shijuar darkën. Panorama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here