Këngëtarja Rona Nishliu, pas festivalit evropian të këngës, mori pjesë ne festivalin ndërkombëtar “Netët e bardha të Shën Petersburgut”.

Rona perfaqësoi Shqipërinë në këtë festival, ku garojnë 17 shtete mes të cilëve Shqiperia, Peruja, Irlanda, SHBA, Anglia, San Marino, Spanja, Turqia, Venezuela, Rusia, Kolumbia, Franca, Portugalia, Italia, India, Suedia dhe Karaibe.

Këngëtarët e çdo shteti, kanë garuar në 3 netë, nga 6 deri me 8 Korrik, ku çdo mbrëmje, një juri profesioniste e dominuar nga emra të muzikës boterore, ka vlerësuar çdo këngëtar pas performimit.

Këngetarja shqiptare Rona Nishliu ka kënduar këngën ”Suus” në natën e parë duke u shpallur edhe fituesja e kësaj nate. Në natën e dytë Rona ka performuar këngën ”Nutural Women”, nga Aretha Franklin.
Ndërsa, në natën e fundit ku janë ndarë çmimet, Rona performoi përsëri këngën ”Suus” dhe rrëmbeu çmimin e dytë në këtij festivali të madh, njofton Eurosong Shqipëria.

Zëri i Ronës u vlerësua që nga nata e parë si zëri më profesional i edicionit të 20-të të festivalit “Netët e bardha të Shën Petersburgut”.
Anëtari i jurisë profesionale, artisti Turbo B i cili i ndau Ronës çmimin e dytë, bëri një përkulje para këngëtares kosovare dhe vlerësoi jashtëzakonisht talentin e saj, duke e quajtuar Ronën një yll që po rritet.

Përveç 17 përfaqësuesve, në këtë festival performuan edhe emrat e mëdhenj të muzikës botërores, si Joss Stone, Anastacia, Natalia Imbruglia, Mika, Michael Bolton, Simple Minds, Eros Ramazotti e shumë të tjerë.
Çmimin ”Grand prix” të këtij festivali që kishte si shpërblim 35 mijë euro, e fitoi këngëtari italian Gianni Fiorellino.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here