Mediat në Turqi kanë lajmëruar sot se gjendja e Ibrahim Tatlises është përkeqësuar në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas mjekut të spitalit, Ilham Elmaci pritet që sot të dihet saktësisht se si do të reagoj ai ndaj mjekimit, përderisa ka thënë se plagët në kokë janë shumë serioze dhe gjendja e tij shëndetësore është rënduar në orët e mëngjesit.

Sipas tij, mjekët janë duke u lutur që ai të reagon më mirë ndaj mjekimit dhe të luftoi për jetë, pasi që dy orët e fundit nuk ka reaguar si duhet dhe se për momentin ata nuk mund të futen në operacion pasi që gjakderdhja në tru është shpërndarë më shumë. 

Nëse nuk rikthehet Ibrahim Tatlises pritet që të ndërroi jetë së shpejti.

Mbrëmë ishte shkruar se Tatlises edhe nëse shpëton do të paralizohet dhe do të mbetet invalid gjatë tërë jetës se tij.

Tatlises (58) sapo kishte lënë zyrën e tij private të televizionit Beyaz dhe ishte bashkë më zëdhënësen e tij kur është sulmuar natën e së dielës.

Burimet nga vendi i ngjarjes kanë thënë se Tatlises është qëlluar nga armë zjarri të tipit kallashnikov. 11 plumba kanë depërtuar në makinë, prej të cilëve njëri ka qenë fatal duke e goditur në kokë.

“Për momentin do ta vëmë trurin e tij në gjumë dhe mandej nga analizat do të shikojmë se a mund të shpëtohet, apo jo. Nëse shpëton, Tatlises do të jetë invalid”, tha një mjek për një media turke.

Mjekët janë duke e trajtuar këngëtarin e muzikës popullore në spitalin Maslak Acibadem dhe kanë thënë se këngëtari është goditur në tru dhe ka gjakderdhje pikërisht në tru. Zëdhënësja e tij thuhet se është mirë pas operimit në mjekër.

1 Koment

  1. ju lutem me duhen informacione per Ibrahim Tatlises ne qoft se ndodh diq me lajmroni

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here