Po bëhen përgatitjet e fundit të DAM Festivalit i cili ka karakter ndërkombëtar. Festivali i muzikantëve të rinj do të nisë më datën 25 të këtij muaji, në Prishtinë.

Në edicionin e pestë të këtij festivali drejtoresha artistike, Yllka Rexhepi, ka premtuar diçka më ndryshe se ato të kaluarat duke veçuar artist të talentuar të muzikës klasike si violonçelisti  nga Sllovenia, Luka Shulliq, dirigjentin austriak, Claudio Buchler dhe artistë të tjerë nga mbarë bota.

Të dashuruarve pas muzikës klasike DAM Festivali ndërkombëtar i Muzikantëve të rinj do t’u ofrojë kënaqësi me 15 koncerte, tryeza muzikologjie dhe punëtori deri më 19 prill sa dhe do të zgjasë ky festival.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here