Aci Hayat - Jeta e hidhurNjëri prej tele-serive me hit në Kosovë “Aci Hayat” (Jeta e hidhur) do të përfundoj gjatë javës në TV 21.

Filmi i cili filloj të transmetohet gjatë këtij viti, ka tërhequr një numër të madh të teleshikuesve kosovarë, pikërisht për shkak të karakterit të tij kryesor që është Mehmet Kosovali (Kosovari).

Rolin e Mehmetit e luan aktori Kenan Imirzalioglu ndërkaq në rolet e tjera, si atë të Nerminit paraqitet aktorja turke Selin Demiratar. Në rolin e Enderit luan aktori Oguz Galeli, ndërkaq atë të Filizit e luan aktorja Ebru Kocaaga.

Regjinë e filmit e ka bërë Abdulkadir Ceylan Ede ndërkaq skenarin e ka shkruar Osman Sinav.

Filmi ka në qendër të vëmendjes Mehmetin i cili fillon një hakmarrja pasi djali i njërit prej pasanikëve më të fort në Turqi, Sefa Kervangolu, Enderi, ia merr atij të fejuarën.

Por, kjo nuk është e vetmja gjë pasi që në film zbulohen edhe gjëra të tjera, sepse Sefaja ka përfituar pasuri edhe nëpërmes reketimit, fshehjes së tatimit, shitjes së drogës dhe lidhjeve të tij me mafinë dhe korruptimin e pushtetit.

Sikurse ndodh edhe në filmat e tjerë turq, njeri prej personazheve kryesore përfundon tragjikisht. Ajo është Nermini e cila në episodin e fundit ndërron jetë.

Kështu, Enderi përfundon në çmendi ndërkaq Mehmet Kosovali martohet me Filizin.

Pas këtij filmi TV 21 duket se do të sjell edhe një seri turke për teleshikuesit e saj. Ata, vetëm e kanë bërë një paralajmërim të këtillë.

6 KOMENTET

  1. walla ke tu na qart mehmeti me at bukuri si llokum valla e bash keq qe shkoj se edhe pse nuke pashem live knaqeshim qe 20-shi naj sjellke ne dhom….

  2. valla se di veq mua mas shumti me kan pelqy dy filma jeta e hidhur dhe vitet e kumbura

  3. tung valla mu shummmm me ka pelqy filmi jet e hithur edhe apet kom qef me perserit filmin jet e hithur se për stepri me ka pelqy valla

  4. Mua me ka pelqyer shume filmi jeta e hidhur sidomos mehmeti nermini dhe ozlemi me kan pelqyer shum shum edhe filmin e kan luajtur mir ju dua qao qao

  5. walla shum e mka pelqy seriali po mas shumti mehmeti leje g$qikat qe jan tranu po edhe grat kur ja niske seriali nuk juv kthejshin buk thmive hahaahahah skan pas faj i ka trullav bukuria e rrall natyroore

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here