
Prej ditësh në media është përfolur se moderatorja Jonida Vokshi është në pritje të ëmbël.
Mirëpo ajo e ka konfirmuar shtatzëninë vetëm këtë të premte gjatë spektaklit ‘Top Talent’.
E ulur në karrigen e jurisë, moderatorja ka pranuar publikisht se ajo dhe Besniku do të bëhen prindër. Jonida u shpreh se nëse do rastiste që votat për konkurrentët të dilnin barazim, ajo do përdorte votën e pestë.
“Kur të jemi barazim, unë do të përdor votën e pestë sepse jemi pesë veta në juri”, u shpreh ajo.
Prezantuesja Ori Nebijaj e pyeti rreth tekave të shtatzënisë dhe ajo tregoi që në këtë periudhë është bërë shumë e ndjeshme.