Floriana Garo, përfaqësuesja e Shqipërisë në “Miss World”, në një intervistë për GSH pohon se në atë konkurs kishte shumë favorizime gjeopolitike.

Sipas saj ishte lehtësisht e kuptueshme që Kina kishte paguar shuma të mëdha parash dhe fituesja dihej.

“Kështu dukej. Vajzës që përfaqësonte Kinën i jepnin përparësi gjithë kohën. Në çdo fotografi që bënim ne, atë e poziciononin në qendër pranë miss-it të vitit të kaluar. Gjatë qëndrimit atje shumë vajza festuan ditëlindjet dhe organizatorët i bënin nga një tortë të vogël. Ndërsa fitueses i bënë një tortë të stërmadhe. Ajo këndonte bukur dhe vazhdimisht e ftonin për të kënduar”, pohon ajo.

Bukuroshja shqiptare rrëfen më tej se pamja e saj ka ndryshuar shumë me kalimin e viteve. Ajo tregon se asnjëherë nuk është konsideruar e bukur.

“Kam pasur ca flokë të shkurtra, lëkurë shumë të errët. Kurse në adoleshencë rreth moshës 16-17 vjeç kam qenë e shëndoshë”, transmeton “Tema”.

Ajo pohon se një femër e bukur është e avantazhuar qoftë në punë apo ambiente të ndryshme dhe kjo gjë e ka ndihmuar dukshëm gjatë qëndrimit të saj në New York.

“Të prisnin më me lehtësi, të fusnin pa radhë, në lokale të ndryshme nuk paguaje, qerasnin. Për ta ishte plus për imazhin e ambientit kur frekuentohej nga një femër e bukur. Atje një femër e bukur vlerësohet. Edhe në Tiranë ndodh, por është më pak e theksuar”, tregon Floriana.

Miss-i tregon se arsyeja e kthimit të saj nga Amerika ishte i fejuari i saj, me të cilin pohon se dhe martesa nuk do të jetë e largët, pasi kanë vendosur të mos presin gjatë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here