Festivali i këngës ‘Eurovision’ që prej filleve të tij është përcjellë gjithmonë me polemika falë dozës së lartë të karakterit politik në krijimet muzikore, mënyrën e votimit dhe triumfuesit.

Tensionet mes shteteve shpesh janë respektuar edhe në këtë kompeticion mirëpo të paktën për këtë vit, duket se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë janë të ç’tendosura, transmeton Prive.

Këtë e ka vulosur një fotografi e postuar nga Linda Halimi, vajza nga Kosova që përfaqëson shtetin amë në garë me projektin ‘Botë’.

Ajo ka postuar një fotografi me përfaqësuesen e Serbisë, Tijana Bogiqeviq duke e konsideruar këtë të fundit një bukuri.3

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here