djemtDisa persona në vendngjarje jashtë dyerve të Pallatit të Kongresit, natën e finales së “KM” kanë njoftuar për një incident të rëndë ndërmjet dy këngëtarëve. Stine dhe Flor Mumajesi.

Ky i fundit sipas një gazetari prezent është goditur në ballë nga Stine me shumë gjasa me trofeun që kishte fituar. Goditje që i ka shkaktuar një qarje në ballë.

Më pas Flor Mumajesi ka përfunduar në spital. Sipas raportimeve të policisë, Stine është shpallur në kërkim pas denoncimit të Flor Mumajesit. Kjo është ajo çfarë ka ndodhur pas “KM”.

Por, a po tenton Ardit Gjebrea dhe i gjithë produksioni që ta fshehë ekzistencën e konfliktit, bashkë me protagonistët?
A kanë vendosur të gjitha palët që ta kalojnëkëtë konflikt për hir të imazhit të tyre?

“Derisa Flori po shkonte në veturën e tij, ai mbante një gotë në dorë dhe Stine ia ka goditur dorën, gjë që ka bërë që Flori ta shqepë ballin. Ai ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore, për ta qepur plagën dhe ka shkuar në spital”, ka deklaruar Ardit Gjebrea në emisionin e tij.Ai madje ka thënë se ka shkuar për ta parë Florin menjëherë, por ai ka qenë në gjendje shumë të mirë e madje edhe kanë bërë shaka bashkë, teksa të tjerët po prisnin jashtë me ankth.

Menjëherë pas deklaratës së Arditit është publikuar edhe deklarata e Stines në polici, ku edhe ai ka dhënë një version të ngjashëm.
Mësohet se Stine u ka thënë hetuesëve se Flori Mumajesi është vetëplagosur dhe se nuk ka qenë ai që e ka goditur këtë të fundit.
E gjithë historia të lë të kuptosh se në fakt, ka pasur një konflikt serioz mes tyre dhe tani, siç ndodh rëndomë në të tilla raste, për hir të imazhit, palët duan ta fshehin ose zbusin atë!

A do të pranojë të vetë-plagoset Flor Mumajesi për hirë të imazhit të Ardit Gjebreas?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here