Për Rezarten bukuria nuk është gjithçka Këngëtarja 23-vjeçare nga Durrësi, Rezarta Shkurta, ka arritur të zë vend ndër personalitetet VIP shqiptare me sharmin dhe talentin e saj në muzikë.

Fillimet e saj ne boten e artit janë te hershme. Në moshën 12 vjeçare dy pasionet e saj ishin piktura dhe baleti modern. Pasi mbaroi studimet në Liceun Artistik të Durrësit për pikturë klasike, në vitin 2004 ajo hapi ekspozitën e parë të saj në qytetin e lindjes.

Në vitin 2005 ajo mori pjesë në Miss Albania ku u shpall shoqëruesja e dytë e Missit. Pothuajse të njëjtin sukses pati edhe në Miss Model of the World. Por bukuria për të është e rëndësishme deri diku.

Pasioni i fundit i Rrezartës është kënga. Ajo u bë e njohur me këngën “Të dielave”, me ç’rast fansat e krahasonin me Britney Spears. Më pas ajo konkurroi nëpër festivale të rëndësishme për të ndjekur karrierën e saj.

“Edhe ne momentet kur nuk ishte personazh publik ajo ka pasur adhurues”, shprehet një shoqe e saj, Vita.

Kur përfshihesh në botën e artit, me interesa kaq komplekse të duhen disa mekanizma që të “mbijetosh”. Por Vita thotë se Rezartës i mungojnë këto gjëra. “Nuk është egoiste dhe është më e mirë seç duhet me njerëzit”, shton ajo.

E lakuar për shkak të lidhjes së saj sentimentale, politikisht të angazhuar, Rezarta e quan veten me fat që ka në krahë Ermalin. E prirë për të shfaqur në jetë dashurinë , ajo reflekton në tërësi se po shijon martesën dhe rininë në të njëjtën kohë… është nga ato ikona që thotë se “jeta ia ka falur te gjitha”. /tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here