Prej katër vitesh i ka munguar skenës, e duket se njëra prej arsyeve ka qenë mbipesha për këngëtaren shumë të dashur Gili.

E ftuar në programin “Wake Up” këtë mengjes, artistja nga Kosova rrëfeu për herë të parë problemet që pati nga kilogramët e tepërta.

Pyetjes së Islit se pse së fundmi Gili ka munguar në programet apo spektaklet shqiptare, artistja ju përgjigj me humor e sportivitet se arsyeja kanë qenë kilogramët e tepërta.

“Është e vështirë të punohet me mbipeshë; s’kisha ç’të vishja, s’më pëlqente vetja…një ditë thash ‘a e di çfarë, nëse do të punosh në këtë profesion të duhet një dietë e mirë’. Pasi humba 27 kilogramë, tani po ndihem më e lehtë shumë më mirë dhe do të më shihni pak më shpesh”; u shpreh biondja ikonike e skenës shqiptare.

Më tej Gili u shpreh se ndonëse kohët e fundit ajo shtoi shumë në peshë, bashkëshorti Iliri nuk i ka ushtruar aspak presion, e sipas saj do të qe mirë nëse bashkëshorti do ta ngacmonte pak më shpesh e t’ja vinte në dukje se e kishte tepruar me peshën, ndoshta Gili do ta kishte marrë më herët vendimin për të mbajtur dietë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here