big-mama11Ka udhëtuar përsëri në Turqi, por këtë radhë për një punë tjetër e jo për të  realizuar ndonjë projekt muzikor. Vizita e Big Mamës në Stamboll kishte të bënte  me zmadhimin e buzëve, si dhe një lifting të fytyrës. Ndonëse i kishte vënë  vetes kusht që për një kohë të shkurtër me anë të një diete natyrale dhe  ushtrime gjimnastikore në natyrë, të largonte dhe ata pak kilogramë të  padëshiruar në trup, Big Mama kishte menduar që një rregullim estetik në fytyrën  e saj nuk do të ishte keq, kështu që ajo bëhet femra e parë shqiptare e cila  flet dhe pranon hapur ndërhyrjet që ka bërë deri më tani.

Ajo është dhe një nga  emrat e skenës që dëshiron ndryshime dhe freski, kështu që ka marrë rrugën për  në Turqi te klinika e njohur botërore FBM, te kirurgu Hayati Akbas,, ku Bigu  edhe më herët ka bërë disa ndërhyrje. Ndërkohë, ne mësojmë se pas kthimit nga  Turqia, këngëtarja do të fillojë xhirimet e klipit të ri, këngë kjo e cila  pretendohet të jetë një nga hitet e kësaj vere dhe ne po e presim.

Burimi: Vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here