“People”: Sandra Bullock, gruaja  më e bukur në botë Bullock është shpallur femra më e bukur në botë, për vitin 2015 nga revista amerikane “People”.

Aktorja 50 – vjeçare kryesoi listën e femrave më të bukura në industrinë e showbizit ku bënin pjesë emra të tjerë të famshëm si, Vanessa Hudgens, Ariana Grande, Jenna Dewan – Tatum, Gigi Hadid, Gabrielle Union etj.

Vet aktorja, duke folur për “People” tha se nuk mund ta besonte që ishte përzgjedhur femra më e bukur e vitit.

Bullock tha se thjeshtësia dhe qetësia e bëjnë një njeri të bukur. “Për mua njerëz të bukur janë ata që nuk përpiqen të jenë të tillë”, u shpreh aktorja hollivudiane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here