Duke folur për filmin “Venuto al mondo” të regjisorit Sergio Castellito, aktorja Penelope Cruz ka thënë se ky film ia kujton dhunën që po ndodh në Siri dhe vendet tjera dhe i ka kritikuar mediat për rëndësinë e paktë që po u japin ngjarjeve të tilla.

“Nuk kam mundur të përfshihem në xhirimet e këtij filmi pa menduar rreth asaj që po ndodh në Siri. Më pengon fakti që në gazeta nuk zë shumë vend. Ai duhet të jetë lajmi kryesor, jo zgjedhjet”.

“Çdo ditë vdesin shumë fëmijë. Njësoj është edhe në disa pjesë të Afrikës. Kjo po zgjat qe një kohë të gjatë dhe ata duken të harruar, gjë që i përkeqëson edhe më shumë gjërat”, ka thënë aktorja spanjolle për Guardian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here