Laura Pausini rikthehet. Këngëtarja publikon albumin e ri pas gati 2 vjetësh që qëndroi larg skenës së muzikës, por jo larg studiove të regjistrimit.

Këngëtarja e ka prezantuar albumin e saj të ri në Milano, në një konferencë ndërkombëtare për shtyp. Mëse 1 milionë miqtë e saj në Facebook dhe qindra mijëra fansa në faqen e saj zyrtare lëshojnë mesazhe për albumin e ri të këngëtares e cila ka jo pak fansa edhe në vendin tonë.

“Benvenuto”, kënga e cila parapriu daljen e albumit është firmosur nga vet këngëtarja për të pranishmit. Këngëtarja është shprehur: Dua t’i jap mirëseardhjen në këtë rast gjërave më me vlerë në jetë, të personave që na janë më afër.

Pausini ka punuar gjatë për këtë album i cili është i kuruar shumë profesionalisht dhe që e rikthen këngëtaren pas 2 vjetësh në skenën e muzikës botërore.

Pas publikimit të këtij albumi, këngëtarja italiane do i rikthehet edhe interpretimit live. Takimi i parë me fansat është më 22 dhjetor në Milano, koncert i cili do të nisë kështu edhe turneun botëror që këngëtarja do të mbajë përgjatë vitit 2012. /tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here