paul-0pogbaPaul Pogba ka treguar se si i ri e kishte lënë pas dore ndjekjen e femrave, sepse dëshironte ta plotësojë ëndrrën e tij për t’u bërë lojtar i njohur.

Mesfushori i Manchester Unitedit është futbollisti më i shtrenjtë në histori, ndërsa thotë se nuk ka qenë shumë i interesuar për femra – transmeton Telegrafi.

“Nuk isha shumë i interesuar për femra. Vetëm për futboll. Kënaqesha me futbollin gjatë gjithë kohës”, ka deklaruar francezi rreth ‘sakrificës’ që ka bërë për të pasur sukses në karrierë.

“Gjithçka bëja ishte për futbollin. Doja të bëhesha profesionist. Ky ishte qëllimi im. Nuk doja të isha asgjë, pos një futbollist”, ka shtuar ai.

Sidoqoftë, prej se është kthyer në Mançester, ai është lidhur me modelen Chantel Jeffries, e cila ka qenë në lidhje me Justin Bieber në të kaluarën. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here