Pasi që Justin Bieber dhe Selena Gomez filluan të takohen publikisht dhe të mos fshehin lidhjen e tyre, Justin ka vendosur të kërkojë disa këshilla nga aktori më i moshuar dhe më me përvojë, Robert Pattinson.

Ai dhe aktori kanë marrëdhënie të mira, që kur Roberti iu afrua Justinit gjatë një ahengu dhe e pyeti nëse dëshironte t’ia prekte flokët, transmetojnë mediet britanike.

Më tha sesi unë dhe ai jemi të ngjashëm pasi të gjithë dëshirojnë të rrisim flokët dhe mi preku. Përveç kësaj, është shumë gazmor dhe interesant”, thotë Bieber.

Vetëm një ditë pasi kaloi pa Selenan, e cila aktualisht është në xhirimin e një filmi, në Twitter i shkroi: “Më mungon”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here