Pas thashethemeve se çifti i famshëm pas një afere publike është pajtuar, duket se ky informacion ndoshta mund të jetë i saktë.

Robert Pattinson është pajtuar kohët e fundit me të dashurën e tij, Kristen Stewart, pasi ajo e kishte mashtruar me regjisorin Rupert Sanders. Në librin e Talia Soghomonion, “Robert Pattinson, Kristen Stewart and Taylor Lautner – In Their Own Words”, 26-vjeçari joshës ka pranuar se ai është shumë i ndjeshëm.

“Unë kam dy motra më të vjetra dhe unë u rrita në shoqërinë e vajzave dhe për këtë shkak mendoj se unë kam një mendim paksa të ndryshëm. Unë kurrë nuk kam luajtur ndonjë sport ekipor, që supozoj, më ka sjellë deri tek e gjithë kjo”, thuhet të ketë thënë Robert.

Sipas të gjitha gjasave, yjet e famshme të sagës së vampirëve, në premierën e filmit “Twilight: Breaking Dawn, Part II” do të jenë dorë për dore, për kënaqësinë e adhuruesve të shumtë të tyre.

Ndërsa çifti tani thuhet se është duke u përgatitur për të shkuar në një shtëpi të izoluar në Los Angeles, me shpresën se do të jenë në gjendje të riparojnë marrëdhënien e tyre. Disa ditë më parë, Stewart gjatë një konference për shtyp në Festivalin e Filmit në Toronto, tha se “Ne do të jemi mirë atje. Ne jemi pajtuar”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here