Robert PattinsonSipas shkrimeve të portalit “Showbiz Spy”, Robert Pattinson mund të tërhiqet nga Hollywoodi.Aktori thuhet se është duke e konsideruar mundësinë të tërhiqet nga industria e filmit për shkak se e ka përjetuar rëndë aferën seksuale të Kristen Stewart.

“Robi kurrë nuk ka qenë i sigurt nëse puna e aktrimit ishte me të vërtetë ajo që dëshiron të bëjë. I pëlqen që fiton shumë para, por e urren ndërhyrjen e vazhdueshme në privatësi. Ka para të mjaftueshme për të jetuar i qetë deri në fund të jetës dhe braktisja e Hollywoodit është diçka për të cilën ai ka folur gjithmonë.

Kur zbuloi se Kristen po e tradhtonte, ai hapi sytë – i është bërë mjaft e qartë se njerëzit në këtë biznes nuk janë edhe aq shumë të mirë”, tha një burim anonim.

Mediat amerikane muaj më parë kishin zbuluar se aktorja 22-vjeçare po e tradhtonte tanimë ish të dashurin, aktorin britanik Pattinson me regjisorin e martuar, Rupert Sanders.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here