Edhe pse jo shumë i njohur për opinionin kosovar, Patrick Nou do të jetë njëri nga tre anëtarët e jurisë së emisionit të talentëve gjermanë, i ngjashëm si “American Idol” në SHBA, “Deutschland Sucht Den SuperStar”.

Shqiptari i lindur në Zvicër, Patrick Nou, i cili ka prejardhje nga Gjakova, gëzon famë të jashtëzakonshme në Evropën e Mesme, ndërsa tani do të jetë përkrah legjendës gjermane Dieter Bohlen dhe këngëtares tjetër Fernanda Bardao në spektaklin e televizionit gjerman RTL, i cili transmetohet çdo të shtunë dhe të mërkure.

Nou është bërë i njohur me hitet e tij “5 Days” dhe “Beautiful”, ndërsa nuk e ka lënë pas as modelimin, ku ishte jashtëzakonisht i suksesshëm. Ai ishte i martuar me yllin hollivudian, Mally Schade.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here