Vetëm pak javë kanë kaluar nga gjetja e trupit të pajetë të Whitney Houston në “Beverly Hilton Hotel” e ja që menjëherë kanë filluar zërat mbi ndarjen e pasurisë.

Veç të bijës 19-vjeçare Bobbi Kristina, e ardhur në jetë në vitin 1993 nga marrëdhënia me Bobby Brown, ka dalë në skenë edhe një tjetër njeri, që kërkon “copë nga torta”.

Bëhet fjalë për Nicholas Gordon, një djalosh 22-vjeçar, të cilin Whitney e ka mbajtur në shtëpinë e saj në Atlanta që të vogël, duke e larguar nga rruga. Pikërisht atë, shtypi rozë amerikan e ka cilësuar si “djali sekret”, megjithëse faktikisht nuk u adoptua asnjëherë. Mirëpo ai ka qenë pjesë e pandashme e familjes dhe gjithashtu, Bobbi e sheh si një farë vëllai të madh.

Kështu Nick duhet të ketë kërkuar pjesë nga pasuria e Houston, e cila duket se, përkundër problemeve me drogën dhe borxhet, vlerësohet që zotëron një shumë prej më tepër se 30 milionë dollarësh, falë edhe “bum”-it të shitjeve që pasuan vdekjen e saj. Tashmë mbetet të shihet se çfarë ka lënë vetë Whitney në testament, kur ai të zbulohet dhe ç’do të ndodhë më pas.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here