Muzikanti më i pasur në botë është Paul Mecartney, pasuria e të cilit vlerësohet në 800 milionë dollarë, transmeton “Celebrity Net Worth”. Gjatë karrierës së tij prej shumë dekadash, Pauli që nga koha e pop ansamblit legjendar Beatlles është një nga më të njohurit në boten e muzikës, kurse tash edhe më i pasuri në botë.

Menjëherë pas tij, në vendin e dytë për nga pasuria është Bono Vox, frontmen i grupit U2, i cili gjatë karrierës së tij po ashtu prej disa dekadash ka fituar 600 milionë dollarë. Këngëtari dhe tekst-shkruesi Jimmi Buffet është në vendin e tretë me 400 milionë dollarë pasuri.  

Pas tyre renditen Elton John me 320 milionë, Mike Jagger me 305, Sting me 290, Prince me 250, David Bouwie me 215 milionë dollarë.

Është interesante e dhëna se në këtë listë të më të pasurve gjenden vetëm dy femra: Gwen Stafani, me 80 milionë dollarë, dhe Stevie Nicks e grupit “Fleetwood”, me 65 milionë dollarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here