Aktori shqiptar me origjinë nga Tetova, por që jeton në Gjermani, në fakt bën një jetë luksi. Këtë e konfirmojnë fotot, të cilat po i publikojmë, dhe që pasqyrojnë më mirë situatën.

Familja e tij disponon një pasuri prej miliona euro, dhe një kompani të madhe ndërtimi me përfaqësi nëpër disa shtete të ndryshme, përfshirë këtu Maqedoninë, Turqinë, Gjermaninë, Afganistanin dhe Dubain. Shtëpia e tij në Tetovë ngjason në ato vilat e Hollywood-it, ndërsa para saj janë të parkuara disa vetura luksoze.

Produksioni filmik “Lara Enterprises”, pronë e vetë aktorit, është një plus në pasurinë e familjes Destani. Në anën tjetër, jeta e tij private shpesh është në shënjestër të shtypit rozë. Lidhje të ndryshme me modele, këngëtare e aktore e kanë përcjellur deri më tani aktorin.

Por e vërteta flet ndryshe, burime tona tregojnë se Blerim Destani më herët ka qenë i fejuar me një bukuroshe nga Tetova, e cila momentalisht është e punësuar në përfaqësinë e kompanisë së familjes së tij “Ecolog” me seli në Dubai, por më vonë e kanë prishur fejesën.

“Blerimi nuk merr për grua ndonjë femër të njohur”, tregon për “Panorama plus” në kushte anonimiteti një e punësuar në kompaninë “Ecolog” që njëherit bën pjesë në familjen e tij më të gjerë.

1 Koment

  1. Pasuria eshte dicka shtese , qe mund te kete nje aktor i kompletuar, i cili e kompleton me punen , kulturen dhe talentin qe posedon per te arite ate qe dshiron.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here