E kush nuk e mban mend Parashqevi Simakun, këngëtaren e talentuar që prej kohësh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e martuar dhe me fëmijë.
Por, përvecse dashuria për djalin, të cilën këngëtarja e këngës së njohur “E duam lumturinë” e ka bërë të ditur, Parashqevia duket se ka një pasion që pavarësisht se nuk e ka shprehur në asnjë deklaratë të saj, e ka lënë të kuptohet.
Dhe vemë theksin se shumë mund të mendojnë se është kënga, por jo, një tjetër art. Në faqen personale të rrjetit social Facebook, këngëtarja ka një arsenal të madh me foto nga antikiteti. Në foto vihen re statuja të trupave të përkryer të perëndive të mitologjisë, të piramidave, të luftëtarëve të Skënderbeut, etj.
Disa nga fotot duken se janë bërë nga vetë këngëtarja nga udhëtimet që ka kryer, të tjerat të rrëmbyera sic ndodh rëndom nga interneti. Dhe profili i Simakut është i tejmbushur me të tilla sa na lë të kuptojmë faktin se këngëtarja e adhuron artin antic, sidomos skulpturat.
Këngëtarja edhe pse tashmë po bën disa vite që jo vetëm nuk ka publikuar ndonjë material të ri dhe nuk ka marrë pjesë në ndonjë aktivitet muzikor të rëndësishëm, vazhdon të mbetet në kujtesën e shumë shqiptarëve për zërin e mrekullueshëm.
Megjithatë kjo nuk do të thotë se fansat e kanë harruar, pasi vazhdimisht në profilet e tyre në Facebook,YouTube apo MySpace ata vendosin klipe të këngëtares në koncerte e festivale të ndryshme, duke treguar se vërtet i ka marrë malli për zërin dhe prezencën e saj në skenë. (d.b/BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here