Modelja e njohur, Emina Çunmulaj, më në fund e ka pranuar lidhjen e dashurisë, që  po e përjeton me miliarderin amerikan me origjinë iraniane, Sam Nazarian. Pak ditë më parë, ajo ishte në Tiranë për disa evente të ndryshme të modës, ndërkohë që bukuroshja shqiptare e cila karrierën e saj e ka të fokusuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas angazhimeve të shumta po shijon pushimet me biznesmenin e njohur Sam Nazarian në bregdetin amerikan. Emina në moshë shumë të re ka qenë e martuar, por pas disa viteve është divorcuar, duke treguar se martesa nuk i ka shkuar mirë dhe ka qenë e re. Ajo është shprehur se ka gabuar kur ka vendosur të martohet. Ndërkohë që karriera e saj po shkëlqen, gjithashtu edhe jeta private duket se po shkon për mrekulli, pasi po shijon një romancë dashurie me milionerin amerikan me origjinë iraniane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here