Personazhe të famshme, të ashtuquajtur “personazhe surprizë”, ftohen në pjesën më të madhe të episodeve të emisionit të veçantë humoristik, i titulluar “Apartamenti 2XL”. Këta mysafirë shfaqen në skenë pa dijeninë e kastës së aktorëve.

Në episodin që do të shfaqet sonte, me fillim në ora 20:45 në Vizion Plus, e ftuar do të jetë këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli. Pjesëmarrja e Gentës, vjen pas paraqitjes së Zanfina Ismailit në edicionin e javës së kaluar.

Në këtë emision marrin pjesë aktorët Ermal Mamaqi, Julian Deda dhe Gentian Zenelaj. Programi është i ndërtuar mbi një skenar jo të kufizuar që e bën lehtësisht të ndryshueshëm për të futur sa më shumë elementë humori. Çdo episod ka kohëzgjatje rreth 90 minuta, ndersa asnjë nga episodet nuk ka lidhje me njëri-tjetrin. /indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here