Kim dhe Kanye kanë shijuar një darkë bashkë, derisa ajo vazhdon t’i hedh poshtë thashethemet për divorc të afërt.

Çifti kaluan një natë romantike në oborrin e shtëpisë gjatë fundjavës, derisa po festonin dasmën e një shoku të tyre, shkruan Daily Mail.

Kim Kardashian dhe Kanye West vazhdojnë të punojnë për të forcuar martesën e tyre, derisa të hënën u panë duke shijuar darkë së bashku.

Kanye, 43, zbuloi përmes një tweet se ai dhe gruaja e tij 39-vjeçare po darkonin jashtë pranë një tende të madhe.

“Darkë për dy”, kishte shkruar reperi në foton e tij, ndërsa shtoi edhe emojin e një pëllumbi që mbante një degë ulliri, ndoshta për të sinjalizuar se po merrte hapa për të foruar lidhjen e tyre, pas problemeve të fundit në raportet mes tyre.

Kim, më vonë ripostoi foton e burrit, duke ia shtuar dy emoji të pëllumbave.

Gjesti romantik i Kanyet erdhi pasi Kim ndau disa foto të mrekullueshme bardhë e zi, që i kishte bërë gjatë asaj dite.

Në ato imazhe, ylli televiziv shfaqet në të brendshme dhe bizhuteri të dizejnuara nga shoqja e saj Michèle Lamy. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here