Khloe Kardashian dhe partneri i saj Tristan Thompson thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas thashethemeve se ai e tradhëtoi Khloe-n me Jordyn Woods, shoqen e ngushtë të motrës Kylie Jenner.

Burimet pohojnë se Kardashianët janë më shumë se të zemëruar dhe të neveritur nga tradhëtia e supozuar e Jordyn dhe po e përjashtojnë atë nga jeta e tyre. Thuhet se 20-vjeçarja është larguar nga shtëpia e shoqes së saj të ngushtë Kylie Jenner, ku jetonte së fundmi dhe pasi ajo e ka përzënë, Jordyn ka shkuar të jetojë në shtëpinë e mamasë së saj.

Klani kardashian-Jenner e kanë cilësuar gjithmonë Jordyn si pjesë të familjes dhe ka qenë gjithmonë e ftuar kudo me to. Jo vetëm kaq por ato e ndihmuar Woods të krijoi edhe një karrierë e një sipërmarrje biznesi gjithashtu.

E sigurisht më e stresuar në gjithë këtë është Kylie sepse edhe sipas burimeve Jordyn ka qenë si motra e Kylie-t dhe se dy vajzat kanë qenë gjithmonë të pandashme e madje ajo e ka ndihmuar Kylien edhe me vajzën e vogël Stormin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here