Pas shumë kohësh, shfaqen bashkë motrat Ismaili Dy motrat, Adelina dhe Zanfina Ismaili ka kohë që nuk shihen shpesh publikisht.

Jeta në distancë, një pasivitet në rrjete sociale ka bërë që nga dyshja të mungojnë fotot e përbashkëta, të shumë kërkuara prej fansave.

E akulli mes motrave është thyer sonte, me një postim nga Zanfina ku shfaqet me Adelinën.

‘Mentorja ime. Motra e madhe’ – ishte përshkrimi në postim ku dyshja shkëlqejnë përkrah njëra-tjetrës.

Kujtojmë se mbrëmë projekti ‘M’, tashmë hit, ishte shkaku që Adelina pas shumë kohësh të lajmërohej në rrjete sociale, duke u shfaqur krenare me Zanin dhe projektin e konkretizuar. /prive/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here