Nuk ka nevojë as për studio arkitekture dhe as për plan urbanistik, kur bëhet fjalë për të ndërtuar një kala prej rëre bashkë me vajzën e tij të vogël.

Por ama, një gjë është e sigurt, kryebashkiakut Lulzim Basha nuk i ndahen ndërtimet edhe në fundjavë. Si në këto foto që paparaci ynë i bëri fundjavën e kaluar në bregdetin e Durrësit, në Qerret, vend ku Basha shkon vazhdimisht me familjen e tij, pasi ka një shtëpi të tijën aty.

Nuk ka ndenjur duarkryq, por i është përkushtuar lojës së vajzës së tij për të ndërtuar një kala, duke gërmuar bashkë me të. Kjo panoramë e një prindi të përkushtuar e bën edhe më human kryebashkiakun Basha në sytë tanë.

Sepse në fund të fundit, edhe nëse ke një axhendë shumë të ngjeshur, nëse nuk gjen pak kohë për familjen, nuk është një gjë e mirë për askënd.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here