Ka kohë që këngëtarja e njohur nga Shkupi, Leonora Poloska nuk ka lansuar ndonjë këngë të re për publikun shqiptar, por ajo vazhdon të jetë e pranishme nëpër koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Leonora kohëve të fundit po jeton në relacionin Shkup-Prishtinë për shkak të incizimeve për programin “Kabare” në RTV21, si dhe koncerte të shumta në qytetet e Kosovës. Mos lansimi i këngëve nuk po i pengon Leonorës që të paraqitet nëpër koncerte.

Sa i përket jetës private, deri më tani akoma nuk ka asgjë të re. E pyetur se mos ka diçka të re, ajo tregoi se është duke punuar për disa projekte të reja të cilat së shpejti pritet t’i lansojë.

Këngëtarja e cila gjithmonë është vlerësuar për vokalin e saj ka kohë që iu mungon fansave me hitet e saja. Këngët e fundit më të njohura të saj janë “Kush o mama”, në duet me Mc Kreshën, dhe “Engjëlli im”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here