Pussycat DollsPas ndarjes së fundit të rock grupit britanik ‘Oasis’, vjen edhe një lajm i keq nga fusha e muzikës. Këngëtarja kryesore e ‘Pussycat Dolls’, Nicole Scherzinger deklaroi se ato po ndahen.

Edhe pse deklarojnë se kanë vendosur që t’i përkushtohen solo karrierës, flitet se arsyeja e ndarjes së tyre është ‘xhelozia e sëmurë’ e anëtarëve të tjera të grupit ndaj Nicole Scherzinger-it.

Sipas fjalëve që po qarkullojnë, vajzat e tjera të bendit janë xheloze në vëmendjen mediale që i kushtohet të dashurës së vozitësit të Formula 1, Lewis Hamilton-it. Këngëtarja Kimberly Wyatt nuk deshi që ta konfirmojë ndarjen definitive të grupit, por tha që bëhet fjalë për një pauzë pak më të gjatë: “Sapo e kemi përfunduar turneun botëror dhe kështu e marrim një pauzë që të mund t’u përkushtohemi projekteve vetjake. Kemi kaluar gjashtë vite të mrekullueshme në bend, ndërsa kërcejë që 20 vjet. Mendoj që është koha që të shkohet përpara”.

Melody Thornton publikisht e ‘fyejti’ kolegen e saj, Nicole Scherzinger-in, duke e ka akuzuar se ka një ego të madhe. Grindja e arriti kulminacionin në koncertin në Las Vegas kur Nicole kishte filluar të bërtas: “Mos i lejoni askujt që të qëndrojë në rrugën time drejt realizimit të ëndrrave!”.

Pjesa tjetër e show-t ka qenë e pakëndshme dhe menjëherë pasi që e kishin kënduar këngën e fundit, vajzat kishin ikur si ‘të tërbuara’ nga skena.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here