Do të prezantojë veshjet e studentëve të fakultetit të dizajnit ”Design Factory” në Prishtinë, ku dhe do të shfaqet për herë të parë si modele pas një karriere të suksesshme si këngëtare.

Argjentina Ramosaj ka pak javë që është ndarë nga i fejuari Valon Hoti me të cilin ishte në një lidhje shumë serioze, por me një fund të hidhur. Argjentina do të veshë krijimet e realizuara nga studentët e fakultetit të dizajnit në Prishtinë, ku drejtoreshë është e ëma e saj, Suzana Mushkolaj.

Suksesi i këngëtares vazhdon edhe më shumë pas ndarjes nga i fejuari teksa konkurron në ”Top Fest” me këngën ”Si shiu”, këngë kjo e pëlqyer shumë nga publiku, ndërsa Argjentina është bërë pjesë e produksionit ”Threedots” që është nën menaxhim të Flori Mumajesit dhe këtë sezon veror pritet të jetë shumë e angazhuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here