liljana-300x191Artistja e madhe shqiptare, Liljana Kondakçi ka rifituar sërish lirinë, pasi ka vuajtur një dënim me dy vjet e 8 muaj heqje lirie në një burg në Itali.

Fillimisht, Kondakçi ishte arrestuar në Itali në verën e vitit 2006, kur u ndalua në stacionin hekurudhor të Sibarit teksa transportonte 3 kilogram kokainë, dhe më pas ajo u kap në Selanik në vitin 2010, duke u ekstraduar në Itali. Artistja shqiptare ka vuajtur dënimin në burgun e Castrovillari. Në vendin e  saj, ajo është një yll muzikë, raporton gazeta “La Gazzeta  del Sud”

Në këtë shkrim, të titulluar, “Mina shqiptare, i rikthehet lirisë”, thuhet se “nga Durrësi në Vlorë, nga Tirana në Elbasan, të gjithë në shtëpi kanë së paku një CD të Liljana Kondakçi. Edhe pse 56 vjeçe ajo është ende një yll i muzikës dhe kinemasë  përtej Adriatikut.”

“La Gazzeta  del Sud” shkruan më tej se nga bashkëatdhetarët e saj, Liljana është konsideruar thesar kombëtar. Sipas saj, askush nuk e kishe imagjinuar atë më parë në pranga, të dënuar për posedim të drogës, apo për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Burimi: http://www.panorama.com.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here