Në intervistën që e dha nëna e re, Hilary Duff sinqerisht pranoi se me shumë vështirësi e ka humbur peshën që e kishte fituar gjatë shtatzënisë.

“Ka femra që duken të njëjta pas lindjes – unë mendoj se ato janë çudira natyrore”, bën shaka Hilary në një intervistë për ueb-faqen “Parents.com”.

Nëna e re në muajin mars ka sjellë në botë vogëlushin, Lucan. “Unë nuk e di se si kjo ndodh, unë nuk jam si ato vajzat e thata. Mundohem të jam e durueshme, përpiqem. Tani më shumë se kurrë, unë vlerësoj trupin tim dhe gjithçka që më dhuroi mua. Çdo ditë, fotografët më ndjekin, kështu që unë e ndjej presionin e asaj se çfarë njerëzit shkruajnë për mua.

Këto nuk janë sulme personale, por kur unë shoh artikuj Hilary Duff tregoi trupin pas lindjes, më vije t’iu them njerëzve, jo, unë kam dal jashtë vetëm për kafe”, përfundoi këngëtarja 25-vjeçare, e cili në muajin gusht i tha ‘PO’ martesës me ish-hokeistin kanadez, Mike Comrien, në të cilën dasmë kanë marrë pjesë shumë personalitet të njohura të botës së filmit dhe sportit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here