Babai i motrave të famshme, Bella dhe Gigi Hadid, Mohamed është sërish beqar. Mediat e huaja shkruajnë se 71-vjecari dhe e dashura e tij, Shiva Sfari, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë.

Pas një viti që janë bashkë, duket se Hadid e ka tradhtuar të dashurën e tij 32 vite më të re. Edhe pse thuhet se fundi i marrëdhënies së tyre erdhi për shkak se nuk po binin dakord për vazhdimësinë, mediat e huaja thonë të kundërtën.

Madje është bërë e diur se Shiva kërkonte një fëmijë tjetër, ndërsa Mohamed nuk binte dakord pasi ai ka 5 fëmijë. Mohamed thuhet se e ka tradhtuar Shiva-n me modelen 25-vjeçare, Justyna Monde.

Ndërkohë kujtojmë se pak kohë më parë, vjehrri i këngëtares së famshme, Dua Lipa, ka shpallur falimentin pasi u akuzua për ndërtim të paligjshëm të një rezidence e cila ishte shumë më e madhe se sa u

lejua.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here