Pamela AndersonYlli i “Baywatch” e ka ndërtuar karrierën duke u zhveshur për Playboy dhe duke bërë porno xhirime shtëpiake. Edhe pse nuk është në lule të rinisë, aktorja thotë që ende është seksi. Aktorja kanadeze është e dobët, sepse, siç thotë, ka vite që nuk konsumon mish.

Pamela (45) është krenare sepse, me gjithë vitet, ka trup seksi. Për Pamela Anderson për shkak të gjinjve të saj të mëdhenj ende psherëtijnë meshkuj nëpër gjithë botën. Seks simboli i viteve ‘90 përsëri është zhveshur komplet pas dy vitesh pauzë, për revistën Lovecat. Herën e fundit është fotografuar lakuriq për Playboy, ballinën e së cilës revistë e ka mbushur 14 herë.

Gjatë një interviste aktorja ka zbuluar që e urren palestrën, nuk trashet sepse ka disa vite që është vegjetariane dhe që asnjëherë nuk ka qenë në dietë, sepse i duket e paarsyeshme të qëndrojë e uritur. Para disa kohe ka thënë se si dëshiron të shpërngulet në Kanada me djemtë Dylan (14) dhe Brandon (16).

“Më kanë ardhur te hunda fotografët në Hollywood duke më përcjellë çdo ditë. Dëshiroj pak privatësi për familjen sepse në fund të fundit djemtë janë gjëja më e rëndësishme për mua”, – ka thënë Pamela Anderson.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here