Reperja e njohur, Cardi B ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj, reperi Offset.

Cardi B, emri i cilës është Belcalis Almanzar, paraqiti një kërkesë divorci në Atlanta të martën pas gati tre vitesh martesë, sipas një regjistrimi të gjykatës së Qarkut Fulton të shqyrtuar nga The Times.

Një seancë dëgjimore në këtë rast është caktuar për 4 nëntor.

Reperja 27 vjeçare deklaroi se aktualisht është e ndarë nga burri i saj. Martesa është “prishur në mënyrë të pakthyeshme” dhe “nuk ka asnjë perspektivë për një pajtim”, raportuan People dhe TMZ.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here