mihrihe-brahaKa më se 12 vjet që këngëtarja Mihrie Braha nuk ka qenë pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Magjike”.

Ajo këtë vit është paraqitur me këngën “Hajde nesër” të realizuar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi. Njëra nga arsyet që e ka shtyrë Mihrien të rikthehet në këtë festival është nostalgjia dhe dëshira për të pasur një paraqitje të denjë.

“Nuk kam dashur të jem përgjatë 12 viteve në festival për shkak të krijimit të hapësirës të këngëtarëve të rinj. Mirëpo tani u riktheva sepse për një moment ndjeva mall. Ideja më lindi shumë spontanisht dhe mendova të realizoj një këngë nga Aida dhe Armendi me të cilën këngë jam shumë e kënaqur”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Gjatë këtij viti konkurrenca në “Kënga Magjike” është shumë e madhe, sipas Mihries janë 9 këngëtare me emra të mëdhenj. Megjithatë Mihria nuk dyshon deri në arritje në finale, ndërkaq për ndonjë çmim ia lë kolegëve të vendosin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here