Sipas një ankete, Paris Hilton u gjend në krye të listës si më e urryera nga personalitet e njohura në SHBA.

Trashëgimtarja e pasur dhe ylli i njohur ia ka dalë t’i tejkalojë edhe mjeshtrit e njohur të skandaleve të renditur në vendin e dytë – Charlie Sheenin dhe Britney Spears, e cila në listën jo të famshme ka zënë vendin e tretë

Nëse ekziston lista në të cilën artistët nuk kanë dëshirë ta shohin emrin e vet, ajo është lista që për Reutersin e ka bërë Insituti për hulumtim të opinionit publik, Ipsos.

Votën e tyre negative, më shumë se 60 për qind e të pyeturve amerikanë ia ka dhënë Paris Hiltonit e cila zuri vendin e parë, ndërsa në vend të dytë, Charlie Sheen, që ka marrë 52 vota.

Vendin e tretë e kanë zënë dy yjet amerikane të skenës muzikore pop këngëtarët Briteny Spears dhe reperi Kanye West për të cilët kanë votuar 45 për qind e të pyeturve. Pas tyre vijnë dy shkelësit e kurorës: Ish-guvernatori i Kalifronisë Arnold Schwarzeneger (44 për qind) dhe golfisti i njohur Tiger Woods (42 për qind).

Superylli Kim Kardashian zuri vendin e shtatë me 38 për qind të votave para Mel Gibsonit (33 për qind) dhe Donalda Trump (31 për qind), ndërsa Lebron James (29 për qind) përmbyll listën jo të famshme për 10 personalitetet më të urryera në SHBA.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here