As që e ka në plan të krijojë një familje. Të paktën për momentin, Paris Hilton shprehet tepër e zënë për të ecur përpara në karrierën e saj.

Por lind pyetja natyrshëm: Çfarë karriere, kur trashëgimtarja më e famshme e botës ka 17 linja prodhimesh në tregti, ka publikuar një album dhe shkruan libra, studion aktrimin, xhiron filma dhe prej pak kohësh është zhytur edhe në botën e sektorit të pasurive të paluajtshme, duke ndjekur gjurmët e gjyshit?

Di të them vetëm se tani jam përqendruar te puna ime”, ka deklaruar biondja.  Natyrisht, një ditë do të dua edhe unë të kem një familje, të martohem dhe të bëj fëmijë. Çdo ditë e falënderoj Zotin dhe gjithashtu jam e përfshirë në vepra bamirësie, që në moshën e fëmijërisë. Është e rëndësishme të japësh ndihmë për ata që kanë nevojë.

Një arsye përse Zoti i bën të famshëm disa persona është që ata të përdorin në mënyrë pozitive famën e tyre”, tha Hilton, e cila është ndarë gjatë muajit qershor nga i dashuri i saj, Cy Waits.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here