Ethet e Botërorit kanë përfshirë edhe Paris Hiltonin, por jo në aspektin sportiv. Amerikania, sipas faqes së internetit Tmz, është ndaluar nga autoritetet afrikano-jugore për zotërim lëndësh narkotike.

Tmz, faqja e internetit e cila publikoi e para lajmin për vdekjen e Majkëll Xhekson vitin e shkuar, shton se sipas një televizioni vendor në Afrikën e Jugut, Hilton u ndalua pak çaste nga përfundimi i ndeshjes mes Brazilit dhe Holandës në Port Elizabet bashkë me disa persona të tjerë.

Sipas të njëjtit burim, vendimi për Hilton u mor brenda pak orëve prej një gjykate në Elizabet që e la “trashëgimtaren” të lirë duke rrëzuar akuzat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here