Paris Hilton në luftë me motrat KardashianParis Hilton u ka shpallur luftë ish- mikeshave të saj, motrave Kardashian, sepse ato janë më të famshme se ajo. Kim Kardashian dhe motra e saj së pari ishte në qendër të vëmendjes, duke u shoqëruar me Parisin në skenën e argëtimit në Hollivud.

Por, që nga atëherë, Paris është përpjekur shumë të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa motrat Kardashian tashmë kanë shoun e tyre televiziv dhe janë të rregullta në televizion dhe ballinat e revistave të ndryshme.

Disa burime thonë se Paris tani është duke rimenduar marketingun e saj dhe qëllimi i saj kryesor është që të rimarrë titullin e famës nga ish- mikeshat e saj.

Parisi është e zemëruar që Kimi ka filluar të argëtohet në Hollivud pa të dhe tani Kardashianët i kanë të gjitha shout televizivë, ballinat e revistave, shifrat e larta të parave për paraqitje publike dhe kontrata promovimi. Parisi ishte mësuar të marrë deri në 100 mijë dollarë për paraqitje në klube nate, por tani Kimi është vajzë më seksi dhe më nuk janë shoqe”, ka deklaruar një burim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here