Paris Hilton në fjalorin e Oxford-itPasanikja Paris Hilton më në fund ka folur diçka me vlerë – pasi ajo është futur me një citat në fjalorin e Oxford-it.

Trashëgimtarja bionde ka fituar një vend me këshillën e saj shokuese: “Vishuni bukur kudo që shkoni – jeta është shumë e shkurtër për ta komplikuar atë”.

Paris (28) – e njohur më shumë si vajzë “rrugaçe” që shkon në diskoteka dhe aspak e mençur – është renditur pranë oratorëve të mëdhenj siç janë Winston Churchil dhe Oskar Wilde.

Thomas Jefferson është pjesë e këtij fjalori më thënien: “Themelimi i bankave është më i rrezikshëm së sa ai i trupave e armatosura”.

Citime dhe deklarata të reja në fjalor janë 20 000 që janë futur në edicionin e ri të fjalorit që kushton 50 euro.

Aty janë përfshirë edhe fjalime të Presidentit Obama, shkencëtarit Stephen Hawking dhe xhazistit Humphrey Lyttelton.

Përpiluesit madje në të kanë futur edhe citate të reja nga filozofi kinez Konfuqi, i cili ka jetuar 2000 vite më parë.

Redaktorja e fjalorit Elizabeth Knowles ka thënë:

“Thëniet e vjetra kanë kuptim aktual”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here