PHBiondja Paris Hilton dëshiron të martohet me të dashurin e saj River Viiperi, dhe ka deklaruar se nuk po i pritet që të ketë fëmijë me të.

Edhe pse ende nuk janë bërë një vit që kur 32-vjeçarja filloi lidhjen me modelin River, Paris thotë se është marrëzisht e dashuruar dhe se dëshiron të rehatohet dhe të krijojë familje.

E pyetur nga gazetarët nëse planifikon të martohet, trashëguesja e hoteleve Hilton ka theksuar: “Mund të ndodhë shumë shpejt… Unë i besoj shumë River dhe kjo do të thotë shumë për mua”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here